Në përgjigje të një sulmi të kryer në Tel Aviv në muajin janar, forcat izraelite kanë rrënuar dy shtëpi herët të mërkurën në qytetin Bani Naim në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Shtëpitë e rrënuara ishin ato të familjeve të të dy të burgosurve, Mohamed Salem dhe Mahmoud Ziadat, raporton “Associated Press”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDjali i Salemit, Ahmedi është gjithashtu i burgosur dhe së bashku me Mahmoud Ziadatin dyshohen të jenë personat e përfshirë në sulmin e kryer në Tel Aviv në janar.
Në janar, të paktën dy palestinezë kryen sulmin në veri të Tel Avivit, duke shkelur me makina këmbësorët dhe duke therur me thikë njerëz. Një grua mbeti e vrarë dhe 12 persona u plagosën.
Policia tha në atë kohë se arrestoi dy të dyshuar palestinezë nga Bregu i pushtuar Perëndimor.
Grupi militant Hamas nuk e dënoi sulmin në atë kohë, por as ai dhe as grupet e tjera të armatosura nuk morën përgjegjësinë.