Një gjykatës suedez ka liruar të enjten një ish-gjeneral të ushtrisë siriane, që po akuzohej për sulme pa dallim ndaj civilëve në vendin e tij. Sulmet u pretenduan se kishin ndodhur më tepër se një dekadë më parë, raporton agjencia “AP”.
Gjykatësi tha se prokurorët nuk kanë arritur të ofronin prova për përfshirjen e gjeneralit Mohammed Hamo në krime lufte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHamo, që jeton tash në Suedi, ishte akuzuar në shkurt se ka ndihmuar dhe nxitur krime kundër të drejtës ndërkombëtare. Prokurorët thanë se si kryesues i Divizionit të 11-të të Ushtrisë së Sirisë, ishte përgjegjës për ofrim të armëve që u përdorën për të kryer krime lufte në vitin 2012.
Prokurorët pretenduan se Hamo kishte marrë pjesë në sulme pa dallim që divizioni i tij kishte kryer ndaj objektivave ushtarake dhe civilëve në qytetet siriane Homs dhe Hama.
Gjykata e Qarkut të Stokholmit tha se ishte e qartë se ushtria siriane kreu sulme “pa dallim” që ishin në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Por gjykatësja Katarina Fabian tha se nuk u ofruan mjaftueshëm dëshmi nga prokurorët se Hamo ishte fajtor për sulmet.