Populisti rumun i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, e ka humbur apelimin e tij kundër një vendimi që e ndalon atë të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të majit në Rumani.
Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin përfundimtar të martën pasdite pas dy orësh diskutimi, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë turmë e madhe e mbledhur jashtë gjykatës në Bukuresht ka thirrur "tradhtarë" dhe "nuk po shkojmë askund".
Byroja Qendrore Zgjedhore kishte refuzuar më parë kandidaturën e Georgescut për një përsëritje të zgjedhjeve presidenciale në maj.
Georgescu kishte fituar rundin e parë të votimit presidencial të vitit të kaluar, por rundi ishte anuluar pasi inteligjenca kishte zbuluar se Rusia ishte përfshirë në krijimin e 800 llogarive në TikTok që e mbështesnin atë
Të dielën, byroja zgjedhore ka thënë se kandidatura e Georgescu nuk "përmbushte kushtet e ligjshmërisë", pasi ai "shkelte vetë detyrimin për të mbrojtur demokracinë".
Georgesku e ka apeluar atë vendim të hënën.
LEXO EDHE: