Lideri i partisë konservatore gjermane CDU, partisë fituese në zgjedhjet federale, Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm i vendit, ka thënë të martën se ai do të takohet të mërkurën me kancelarin në ikje, Olaf Scholz, për të vendosur rreth ndihmave shtesë ushtarake për Ukrainën, shkruan LeMonde.
Sipas Merzit, ndihma shtesë ushtarake drejt Ukrainës e kap shifrën e 3 miliardë eurove.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne supozojmë se fondet do të lëshohen së shpejti”, ka shtuar ai. Fondet në fjalë ishin planifikuar që nga viti i kaluar, por ishin ngrirë prej kancelarit aktual Olaf Scholz.
Në të njëjtën kohë, CDU dhe socialdemokratët (SPD), dy parti këto që po negociojnë për formimin e qeverisë së re, njoftuan të martën se duan të bëjnë investime në vlerë prej miliarda eurove, në mënyrë që të forcojnë kapacitetet mbrojtëse dhe ekonomike të Gjermanisë.
Sa i përket mbrojtjes, të dy partitë politike planifikojnë që javën e ardhshme të propozojnë para parlamentit gjerman ndryshime në ligjet kushtetuese që e kufizojnë deficitin buxhetor.
“Duke marrë parasysh rreziqet që e kërcënojnë lirinë dhe paqen tonë në kontinent, fjala kyçe për mbrojtjen tonë duhet të jetë: pavarësisht çdo kostoje”, ka deklaruar Merz.