Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Gjenerali Oligui Nguema u betua si president i përkohshëm

Gjenerali Brice Clotaire Oligui Nguema u betua si president i përkohshëm i Gabonit në një ceremoni në kryeqytetin Libreville të hënën.

Ushtria e rrëzoi presidentin Ali Bongo Ondimba nga pushteti të mërkurën e kaluar dhe e vendosi në arrest shtëpiak, duke e akuzuar atë për qeverisje të papërgjegjshme që rrezikonte ta çonte vendin në kaos. Më pas ushtria vendosi në krye të vendit kushëririn e Bongos, gjeneralin Oligui Nguema, kreun e gardës elitare republikane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Oligui u betua në detyrë përpara Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet presidenciale të 26 gushtit u kritikuan gjerësisht nga vendasit dhe komuniteti ndërkombëtar për parregullsi dhe mungesë transparence. Grushti i shtetit në Gabon është i teti në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore në tre vjet dhe u bë afërsisht një muaj pasi presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike i Nigerit u rrëzua. Ndryshe nga Nigeri dhe fqinjët Burkina Faso e Mali, ku u regjistruan nga dy grusht shtete nga viti 2020, Gaboni shihej vend relativisht i qëndrueshëm.