Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Fëmija 1 vjeç kafshohet për vdekje nga dy qen pitbullë në Itali

Kafshohet për vdekje fëmija nga dy pitbullë

Tragjedi në Itali

Një fëmijë 1 vjeç ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salerno, në jug të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se fëmija 13-muajsh ishte në krahët e një të afërmeje kur kishte ndodhur sulmi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qentë ishin në pronësi të një miku të familjes, sipas tezes së fëmijës, e cila ka folur për Sky Italia, raporton AP.

Të afërm të tjerë ishin lënduar derisa po përpiqeshin ta shpëtonin fëmijën. 

Autoritetet në Salerno janë duke e marrë në pyetje pronarin e qenve dhe duke u munduar që të kuptojnë se përse qentë nuk ishin nën mbikëqyrje kur kishin ikur nga terraca ku zakonisht mbaheshin.