Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evropa Qendrore goditet nga “katastrofa”, pesë të vdekur në Rumani

Cekia

Përmbytjet në Çeki

Foto: Associated Press

Përditësim 14:51 - Ekipet e shpëtimit në Rumani kanë njoftuar se ka shkuar në pesë numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ekipet e shpëtimit kanë thënë në një deklaratë se personi ka vdekur në rajonin e Galatit në juglindje të Rumanisë - i njëjti rajon ku vdiqën katër persona të shtunën gjatë përmbytjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shërbimet emergjente janë duke u marrë me përmbytje të shumta në Evropën Qendrore dhe Lindore pasi reshjet kanë nxjerrë lumenjtë nga shtretërit duke dëmtuar mijëra shtëpi.

Stuhia “Boris” ka dalë të jetë fatale në Rumani. Katër persona kanë humbur jetën në rajonin e Galatit.

Në Republikën e Çekisë, janë evakuuar 51 mijë familje në zonat veriore të shtetit që po ashtu janë goditur nga ndërprerjet e rrymës.

Polonia ka bërë evakuime në zonën afër kufirit me Çekinë. 

“Edhe një herë po përballemi me efektet e ndryshimit klimatik, që po rriten dukshëm në kontinentin evropian, me pasoja dramatike”, ka thënë presidenti rumun Klaus Iohannis të shtunën.

Kryetari i një fshati në rajonin Galati të Rumanisë ka bërë të ditur se 700 shtëpi janë përmbytur.

“Kjo është katastrofë e përmasave të tmerrshme”, ka thënë Emil Dragomir.