Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe ka arrestuar tre njerëz të dyshuar për vrasjen e një rabin izraelito-moldavian në vendin e Gjirit, ka thënë Ministria e Brendshme e Emirateve të dielën.
Deklarata e ministrisë nuk dha detaje të mëtejshme për të dyshuarit, por tha se do t’i përdorë “të gjitha fuqitë ligjore për t’iu përgjigjur me vendosmëri dhe ashpërsi ndaj çdo veprimi ose përpjekjeje që kërcënon stabilitetin shoqëror”, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu denoncoi vrasjen e rabinit, Zvi Kogan, si “akt të urryer terrorist antisemitik”, duke shtuar se Izraeli do të bënte gjithçka që mundej për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.
Kogan u zhduk në Dubai të enjten. Trupi i tij u gjet të dielën nga autoritetet.
Kogan punoi në Emiratet e Bashkuara Arabe për grupin hebre ortodoks “Chabad”, për ta zhvilluar dhe zgjeruar judaizmin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai themeloi qendrën e parë arsimore hebreje në rajon.