Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vrarë nga sulmi rus me dron në Ukrainë

Lufta ne Ukraine

Foto: Associated Press

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një sulm rus me dron në qytetin port të Detit të Zi të Odesës, ka deklaruar guvernatori, Oleh Kiper, herët të enjten, ka raportuar “The Guardian”.

Në një postim në Telegram, Kiper tha se sulmi kishe cak ndërtesa banimi, një shkollë, një supermarket dhe vetura. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Zjarre filluan në disa vende... Dy persona kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si rezultat i sulmit. Mjekët janë duke ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme për viktimat”, ka deklaruar ai.

E zyrtarët rus kanë raportuar se gjatë natës ka pasur sulme me dronë nga forcat ukrainase dhe kanë raportuar për viktima, njofton “BBC”.

Sipas tyre sulmet ukrainase me dronë kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë lënduar më shumë se 20 në një pjesë të Khersonit të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore.