Së paku 22 persona kanë vdekur e 14 të tjerë janë raportuar të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Korenë e Jugut. Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë bëri të ditur se pesë persona vdiqën pasi rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga rrebeshet e shiut rrëzuan shtëpitë e tyre.
Dy të tjerë vdiqën gjithashtu në incidente të lidhura me rrëshqitjen e dheut. Por raporti i fundit i ministrisë nuk shpjegoi shkakun e vdekjeve për viktimat e tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga shiu i rrëmbyeshëm të lënduar kanë mbetur 13 persona, ndërsa rreth 4.760 njerëz janë detyruar të evakuohen.
Reshjet kanë lënë gjithashtu mijëra familje pa energji elektrike në shtatë ditët e fundit. Koreja e Jugut është përfshirë nga shiu i dendur që nga 9 korriku.