Shefi i “SpaceX”, “Tesla” e “X”, Elon Musk iu përgjigj pozitivisht sfidës së presidentit venezuelian Nicolas Maduro për të luftuar, duke thënë “unë pranoj”.
Në një konferencë të hënën, Maduro në televizionin nacional i shpalli luftë Muskut, duke pretenduar se miliarderi dëshiron të pushtojë Venezuelën me raketat hapësinore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Elon Musk, je i dëshpëruar. Ti dole nga binarët. Kontrollo veten, ose do të dështosh ashtu si këta politikanë gjithë-amerikanë të udhëhequr nga krahu i djathtë. Elon Musk, kushdo që ngatërrohet me mua thahet. Kushdo që ngatërrohet me Venezuelën thahet, Elon Musk. Ju dëshironi luftë? Le të kemi luftë. Unë jam gati. Unë jam djali i Bolivarit dhe Chavezit. Nuk kam frikë nga ju, Elon Musk. Le të shkojmë ku të duash, siç themi ne në Caracas, ‘në lagje’. E dua Elon Musk. Thjesht trego ku”, ka thënë Maduro gjatë një konferencë për shtyp.
Musk të mërkurën u përgjigj në një postim me deklaratat e Maduros në “X”, duke shkruar: “Unë pranoj”.
Përplasja nisi kur Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të Venezuelës të dielën pasi siguroi më shumë se 50 për qind të votave, megjithëse opozita e vendet perëndimore thonë se rezultatet nuk janë të sakta.
Musku shpërndau video të venezuelianëve që shkatërronin fotot e Maduros dhe rrëzonin statujat e Hugo Chavezit, pasi shpërthyen protestat.
VIDEO:
Who had a Maduro vs Elon Fight on their 2024 Bingo Card? https://t.co/QsfDxd6Un4
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) July 31, 2024