Policia bullgare ka zbuluar një sasi armësh të lidhura me katër anëtarë të dyshuar të Hamasit, të cilët janë arrestuar më parë nën dyshimin për planifikim të një sulmi ndaj objektivave hebreje në Evropë, raportoi të enjten “Telegraph”.
Katër anëtarë të dyshuar të Hamasit u arrestuan në Gjermani dhe Holandë në dhjetor të vitit 2023. Prokurorët gjermanë argumentuan se ata po mblidhnin armë në mënyrë që të rrinë në gjendje gatishmërie për t'i përdorur në sulmet e ardhshme terroriste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedia gjermane “Der Spiegel”, raportoi se policia ka gjetur të mërkurën fotografi të pistoletave dhe municioneve në një telefon celular që i përkiste njërit prej të dyshuarve, duke i çuar hetuesit në një sasi armësh në Bullgari.
Autoritetet gjermane kanë thënë se katër të dyshuarit, një egjiptian, dy libanez dhe një shtetas holandez, ishin "anëtarë të vjetër të Hamasit".
“Armët duhej të çoheshin në Berlin dhe të mbaheshin në gjendje gatishmërie në funksion të sulmeve të mundshme terroriste kundër institucioneve hebreje në Evropë”, kanë thënë ata.