Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania s’do të dorëzohet kurrë, thotë Starmer

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka deklaruar të dielën se Britania nuk do të dorëzohet kurrë para protestuesve të ekstremit të djathtë që siç tha, e përdorin flamurin si mbulesë për dhunë dhe për të mbjellë frikë.

Starmer ka dënuar sulmet kundër oficerëve të policisë dhesiç ka thënë, frikësimin racist të pakicave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeministrit i ishte kërkuar nga deputetët dhe grupet antifashiste të fliste kundër disa prej retorikave në protestën më të madhe nacionaliste në dekada, të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë Tommy Robinson, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Yaxley-Lennon, raporton The Guardian. 

Në komentin e tij të parë lidhur me protestat, Starmer ka thënë se ekziston e drejta për protestë paqësore, por se dhuna dhe frikësimi janë të papranueshme.

“Njerëzit kanë të drejtë për protesta paqësore. Është thelbësore për vlerat e vendit tonë”, ka thënë kryeministri në një deklaratë për Guardian. “Por ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj oficerëve të policisë që bëjnë punën e tyre ose që njerëzit të ndihen të frikësuar në rrugët tona për shkak të prejardhjes ose ngjyrës së lëkurës së tyre”.

“Britania është një komb i ndërtuar me krenari mbi tolerancën, diversitetin dhe respektin. Flamuri ynë përfaqëson vendin tonë të larmishëm dhe ne kurrë nuk do t'ia dorëzojmë atë atyre që e përdorin atë si simbol të dhunës, frikës dhe përçarjes”, ka shtuar ai.

Midis 110,000 dhe 150,000 vetë u vlerësuan nga policia se morën pjesë në ngjarjen e së shtunës.