Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe i ka paralajmëruar të gjithë kundër udhëtimeve në Izrael.
Sipas kësaj ministrie, ka rrezik të përshkallëzimit rajonal, duke thënë se “situata ka potencial të përkeqësohet më tej, shpejt dhe pa paralajmërim”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria e Jashtme ka thënë se hapësira ajrore e Izraelit mbetet e mbyllur pasi “lidhjet ajrore nga vendi janë ndërprerë” pasi një gjendje e jashtëzakonshme kombëtare u shpall në Izrael më 13 qershor.
Ndërkohë që luftimet mes Izraelit dhe Iranit kanë vazhduar gjatë natës, sot raportohet se janë dëgjuar shpërthime në lagjet veriperëndimore të Tehranit.