Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, kanë nënshkruar një marrëveshje të shtunën, përmes së cilës Britania e Madhe ia huazon 2.8 miliardë dollarë Ukrainës për të forcuar kapacitetet e saj mbrojtëse, raporton CNN.
Ministrja e Financave, Rachel Reeves, ka deklaruar se paratë e huazuara do të paguhen nga asetet e ngrira ruse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Marrëveshja është pjesë e përkrahjes së pareshtur dhe të vazhdueshme për popullin e Ukrainës”, ka shtuar ajo.
Ministri i Financave të Ukrainës, Serhiy Marchenko, i cili iu bashkua takimit përmes videolidhjes, ka thënë se Ukraina është “mirënjohëse për një marrëveshje shumë të nevojshme”.
Kjo huadhënie është shtesë për financimin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe prej rreth 3.7 miliardë dollarësh në vit për Ukrainën.