Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur “fyes” urdhërarrestin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime të luftës ndaj kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan BBC.
GJNP-ja gjithashtu lëshoi urdhërarreste për ish-ministrin e Mbrojtjes izraelit Yoav Gallant dhe komandantin e Hamasit, Mohammed Deif, për të cilin Izraeli ka thënë se e ka vrarë në korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas GJNP-së, ka “bazë të arsyeshme” për të besuar se të tre burrat mbajnë “përgjegjësi penale” për krimet gjatë luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Evropa dhe SHBA-ja patën ndasi në përgjigjen ndaj urdhërarresteve. Disa vende evropiane, përfshirë Britaninë, kanë thënë se e respektojnë vendimin e gjykatës.
“Çfarëdo që mund të nënkuptojë GJNP-ja, nuk ka asnjë ekuivalencë - asnjë - midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, ka thënë Biden.
Si Izraeli ashtu edhe Hamasi i hedhin poshtë akuzat e GJNP-së.