Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

bashkimi evropian flamujt

Ambasadorët e BE-së kanë rënë dakord për një rund të ri sanksionesh ndaj Rusisë, thonë diplomatët e bllokut.

Paketa e 16-të e sanksioneve përfshin një ndalim të importit primar rus të aluminit dhe listimin e 73 anijeve të reja të flotës hije, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sanksionet do të miratohen zyrtarisht nga ministrat e BE-së të hënën, në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

Ndërkohë, të martën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se BE-ja do të duhet të vijë në tryezën e bisedimeve për fundin e luftës në Ukrainë, pasi ajo ka sanksione ndaj Rusisë.

Rubio e ka bërë këtë deklaratë pas takimit mes SHBA-së dhe Rusisë në Riad të Arabisë Saudite të martën. 

LEXO EDHE: