Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë grup grabitësish shqiptarë, mes tyre babë e birë, udhëtuan nga Laçi për t’u futur ilegalisht në Angli e për të kryer grabitje. Prokuroria angleze thotë se për katër muaj, kjo bandë grabiti 33 shtëpi.
Viktimë e grabitjes ishte futbollist i Chelseat, Raheem Sterling nga shtëpia e të cilit, morën 10 ora të shtrenjta Rolex me vlerë gati 400 mijë euro.
“Daily Mail” raporton se banda shqiptare përdori shkallë për të hyrë në shtëpinë e Sterlingut. Banda grabiti edhe shtëpitë e disa futbollistëve të tjerë në Surrey, Essex, Kent dhe Hertfordshire.
I vetmi i arrestuar nga banda e grabitësve shqiptarë është Emiliano Krosi, 24 vjeç i cili ka dalë përpara gjykatës ku ka pranuar vetëm 15 nga 33 grabitje për të cilat akuzohet. Të akuzuarit e tjerë që të gjithë kushërinjtë e të arrestuarit ikën nga Anglia për t’i shpëtuar dënimeve.
Sipas prokurores së çështjes, ky grup grabitjen e parë e realizoi më 12 nëntor 2022 dhe të fundit më 15 mars 2023.