Dhjetëra krokodilë që kishin ikur nga ferma e përmbytur në jug të Kinës janë kapur nga autoritetet.
66 krokodilë janë kapur ndërkaq 5 të tjerë janë duke u kërkuar. Tajfuni “Haikui” ka goditur provincën Guangdong gjatë fundjavës dhe përmbytjet kanë dëmtuar rrethojat e fermës së krokodilëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët kanë thënë se 69 krokodilë të rritur dhe gjashtë të rinj kishin ikur nga ferma.
Banorët e zonës përreth janë këshilluar që të qëndrojnë në shtëpi shkaku i rrezikut nga krokodilët.
Operacioni i kërkimit ka vazhduar edhe të shtunën dhe autoritet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos u afrohen ujërave në qytet për shkak se ende nuk dihet vendndodhja e krokodilëve.
Autoritetet kanë thënë se operacioni është i vështirë për shkak të thellësisë në të cilën janë duke qëndruar krokodilët në provincën Guangdong.