Presidenti i rrëzuar sirian, Bashar al-Assad ka thënë se nuk kishte në plan të largohej nga vendi pas rënies së Damaskut një javë më parë, por ushtria ruse e evakuoi atë pasi baza e tyre në Sirinë perëndimore u sulmua.
Këto janë komentet e para të Assadit që kur ai u rrëzua nga grupet kryengritëse, një javë më parë, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAssad ka thënë në një deklaratë në faqen e tij në Facebook se ai u largua nga Damasku në mëngjesin e 8 dhjetorit, disa orë pasi kryengritësit sulmuan kryeqytetin. Ai ka shtuar se është larguar në koordinim me aleatët rusë në bazën ruse në provincën bregdetare të Latakias, ku ai planifikoi të vazhdonte luftimet.
"Në asnjë moment gjatë këtyre ngjarjeve nuk kam menduar të tërhiqem apo të kërkoja strehim, as nuk është bërë një propozim i tillë nga ndonjë individ apo palë. Kur shteti bie në duart e terrorizmit dhe humbet aftësia për të dhënë një kontribut domethënës, çdo pozicion bëhet i pavlefshëm", thuhet në deklaratën e tij.
Sipas tij, pasi baza ruse u sulmua nga dronët, rusët vendosën ta transferojnë atë natën e 8 dhjetorit për në Rusi.