Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohen rreth 100 protestues pro-Palestinës në SHBA

Protesta

Gati 100 protestues janë arrestuar gjatë një proteste Trump Tower në Manhattan në SHBA, teksa kërkuan lirimin e Mahmoud Khalil, një aktivist palestinez i arrestuar nga agjentët federalë të emigracionit, ka raportuar BBC-ja të enjten.

Khalil, një figurë e shquar gjatë protestave të luftës në Gaza në Universitetin Columbia në pranverën e vitit 2024, ka tërhequr vëmendjen globale pasi Administrata Trump mori veprime për ta dëbuar atë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Grupi i protestuesve bërtiti “luftoni nazistët, jo studentët”, si thirrje për shtypjen që presidenti Trump po ua bën studentëve të huaj, të përfshirë në protesta pro Palestinës.

Rasti ka ngritur pikëpyetje në lidhje me fjalën e lirë në kampuset e kolegjit dhe procesin ligjor që do të lejonte dëbimin e një banori të përhershëm në SHBA.