Arabia Saudite ka kërkuar nga kompozitori fitues i Oskarit, Hans Zimmer, të punojë për një version të ri të himnit kombëtar, ka njoftuar një zyrtar i lartë arab, derisa mbretëria po tenton të përmirësojë imazhin.
Zimmer, kompozitor në filmat “The Lion King 1994” dhe trilogjitë e “Dark Knight”, është pajtuar me kornizën e projektit, ka deklaruar kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Alalshikh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne diskutuam për shumë projekte për të ardhmen, shpresoj të jetësohen shpejt... përfshirë ripërpunimin e himnit kombëtar saudit me instrumente të ndryshme”, ka shkruar Alalshikh në rrjetin social X.
Zimmer po ashtu ka diskutuar ripërpunimin e muzikës nga kultura saudite me emrin Arabia dhe kolonën zanore për Betejën e Yarmukut, një film që pritet të publikohet, ka shtuar Alalshikh.
“Ne u pajtuam në linjat e gjera për të gjitha projektet dhe shpresoj se ne do të arrijmë marrëveshje finale për të gjitha”, ka shkruar ai.