Botë

Aleatët perëndimorë i bëjnë thirrje Izraelit të shmangë përshkallëzimin

Annalena Baerbock

Të gjithë sytë janë te Izraeli për të parë se si do të reagojë ndaj sulmit iranian me dron dhe raketë, por aleatët e tij i kanë kërkuar atij që të shmangë përshkallëzimin.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock thotë se Izraeli “ka fituar në mbrojtje” në raportin e tij me Iranin dhe nuk duhet të ketë një përshkallëzim në rajon.

Presidenti francez,  Emmanuel Macron i bashkohet thirrjeve për qetësi dhe thotë se vendi i tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur një përshkallëzim, raporton BBC.

Dhe siç raportohet, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron i tha BBC-së se ai mendonte se Izraeli ishte “përsosmërisht i justifikuar” për t’iu përgjigjur Iranit - por i kërkoi vendit të ishte i kujdesshëm dhe “të mendojë me kokë, jo me zemër”.