Një zyrtar i Agjencisë Meteorologjike të Japonisë ka njoftuar se ekzistojnë gjasat për më shumë tërmete në zonë gjatë ditëve në vijim, pas tërmetit 7.4 ballësh të Rihterit që goditi Tajvanin të mërkurën.
Agjencia e monitorimit të tërmeteve të Tajvanit dha magnitudën 7.2 ballësh të Rihterit për tërmetin, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësuan atë në 7.4 ballë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit në Hualien të Tajvanit dhe të lënduar kanë mbetur të paktën 57 të tjerë.
Lëkundjet janë ndier gjithashtu edhe në prefekturën japoneze të Okinawas, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Zëdhënësi i Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, Shigeki Aoki ka paralajmëruar se mundësia që tërmete të ngjashme të ndodhin pas tërmeteve të mëdha janë nga 10 në 20%.