Më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor, sipas drejtoreshës së Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell.
“Mijëra janë lënduar dhe mijëra të tjerë janë në prag urie”, ka thënë ajo gjatë një konference.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një deklaratë tjetër, Enti i Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave ka thënë se “një fëmijë lëndohet ose vdes çdo 10 minuta” në Gaza. Shtoi se mbi 10,000 gra janë vrarë në Gaza nga fillimi i luftës, dhe 6,000 nga to kanë lënë 19,000 fëmijë jetimë.
Tess Ingram nga UNICEF-i ishte shprehur e tronditur me numrin e madh të fëmijëve të lënduar në Gaza derisa ishte në vizitë atje, raportoi CNN.
“Jo vetëm në spitale, por në rrugë, strehimore”, pati thënë ajo.