Të paktën 47 persona kanë vdekur pas shiut të dendur dhe përmbytjeve në Afganistanin verior, tha një zyrtar të dielën.
Shamsudden Mohammedi, kreu i departamentit të informacionit për provincën Faryab në veri, i tha Reuters se të paktën 300 qindra shtëpi u shkatërruan, bazuar në raportet fillestare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën, të paktën 50 vdiqën në provincën qendrore të Ghor, tha Mawlawi Abdul Hai Zaeem, kreu i departamentit të informacionit të provincës.
Afganistani është i prirë ndaj fatkeqësive natyrore dhe Kombet e Bashkuara e konsiderojnë atë një nga vendet më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.
Javën e kaluar, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur shkatërruan fshatrat në veri të Afganistanit, duke vrarë 315 dhe duke plagosur më shumë se 1,600, thanë autoritetet të dielën.
Të mërkurën, një helikopter i përdorur nga forcat ajrore afgane u rrëzua për shkak të “problemeve teknike” gjatë përpjekjeve për të gjetur trupat e njerëzve që kishin rënë në një lumë në provincën Ghor, duke vrarë një dhe duke plagosur 12, tha ministria e mbrojtjes.