Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së një guroreje në verilindje të Indisë.
Siç është bërë e ditur të gjithë viktimat kanë qenë punëtorë guroresh, ndërsa 12 të tjerë ende raportohen të zhdukur, raportoi “AP”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPunëtorët e kërkim-shpëtimit kanë arritur t’i nxjerrin dy persona të gjallë, ndërsa përpjekjet për të gjetur më shumë të mbijetuar ende po vazhdojnë.
Vitin e kaluar, shtatë punëtorë kanë mbetur të vdekur në qytetin Mamit të këtij vendi për shkak të shembjes së një guroreje. Në vitin 2022, 12 punëtorë vdiqën si pasojë e një shembjeje tjetër.
Rajoni verilindor i Indisë po përjeton reshje të dendura shiu pasi stuhia tropikale Remal goditi Bangladeshin të hënën.
Departamenti Meteorologjik i Indisë ka paralajmëruar se shirat e dendur mund të dëmtojnë strukturat e cenueshme dhe shtëpitë me kashtë dhe të shkaktojnë rrëshqitje dheu në rajon.