Më 8 gusht të vitit 2008, trupat ruse nisën pushtimin e Gjeorgjisë, duke shënuar kështu fillimin e marrëdhënieve të trazuara në rajonin transkontinental
Megjithëse lufta zgjati për disa ditë, situata në territorin e Gjeorgjisë mbeti në një lloj faze konflikti të ngrirë. 20 për qind e territorit mbetet nën ndikimin rus. Osetia e Jugut dhe Abkhazia nuk e njohin sundimin e Gjeorgjisë dhe veprojnë si republika të pavarura të njohura nga Rusia dhe vendet si Venezuela, Nikaragua dhe Siria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, në 16-vjetorin e pushtimit, ka bërë thirrje që Rusia të tërheqë forcat nga territori gjeorgjian.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të tërheqë forcat që ka vendosur në Gjeorgji pa pëlqimin e saj. Osetia e Jugut dhe Abkhazia janë pjesë e Gjeorgjisë, pavarësisht nga pushtimi rus prej 16 vjetësh. NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë”, ka thënë ajo.
Me rastin e 16-vjetorit të pushtimit të trupave ruse, kanë reaguar edhe nga Brukseli.
“Ne përsërisim dënimin për praninë e vazhdueshme ushtarake të Rusisë në rajonet e pushtuara të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, e cila është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimet e Rusisë sipas marrëveshjes gjashtëpikëshe të 12 gushtit të vitit 2008. Të drejtat e njeriut të komuniteteve të prekura nga konflikti në Gjeorgji vazhdojnë të shkelen, duke përfshirë politikat kufitare, mbylljet e kalimeve kufitare dhe ndalimet e paligjshme. Duhet t'i jepet fund kufizimeve të lirisë së lëvizjes, duhet të hetohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia duhet të sigurohet për të gjitha viktimat”, ka thënë në një deklaratë Bashkimi Evropian.