Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Ylli fiton ndeshjen dramatike me Bashkimin

KB Ylli

Golden Eagle Ylli ka bërë vend në gjysmëfinale të turneut të Superkupës në basketboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Ylli e mposhti Bashkimin vendas. Ndeshja ishte dramatike, kurse suharekasit fituan 67:63.

Kapiteni Gëzim Morina realizoi treshe, 22 sekonda para fundit, për të përcaktuar fituesin. Me tri pikët e Morinës, Ylli kaloi në epërsi prej 65:61. Bashkimi më pas realizoi dy pikë, por Ylli u përgjigj me dy të tjera për fitoren 67:63. Ndeshja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë deri në fund.

Morina ishte më i miri tek Ylli me 14 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Kishte efikasitet të lartë. Fundori Malcolm Armstead kontribuoi me 9 pikë, 9 asistime e 5 kërcime. 15 pikë i shënoi Christian Rohlehr.

Te Bashkimi u dallua Mack Smith me 23 pikë e pesë kërcime.

Robert Rikiq i kishte 12 kërcime e katër pikë.