Klubi i basketbollit, Vëllaznimi, ka njoftuar për shitjen e Marques Warrickut. Tek ekipi gjakovar nuk kanë bërë të ditur se ku do ta vazhdoj karrierën Warrick. Nuk kanë bërë të ditur edhe shumën që do ta fitoj klubi gjakovar, por kanë shtuar se bëhet fjalë për një ligë të fortë evropiane. “Për shkak të marrëveshjes së veçantë kontraktuale me lojtarin Marques Warrick, duhet të njoftojmë se rrugët tona ndahen këtu. Ai do të transferohet në një prej ligave të forta evropiane (me dëmshpërblim) dhe oferta për të ka qenë e parefuzueshme, andaj me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët me lojtarin, të cilin e falënderojmë për kontributin e deritanishëm në ekip dhe i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruan në njoftimin e Vëllaznimit
Në fitoren ndaj Trepçës të dielën, Warrick i kishte statistikat më të mira te Vëllaznimi me 28 pikë, dy kërcime e dy asistime.