Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça – Sigal Prishtina, derbi i fundjavës

Adis Beçiragiq

Xhiron e katërt të elitës së basketbollit të Kosovës e hap ndeshja mes Vëllaznimit e Proton Cable Prizrenit. Ky ballafaqim nis në orën 17:15, ndërsa nga ora 19:00 takohen Peja e Golden Eagle Ylli.

Por vëmendja e kësaj fundjave do të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku kampionia në fuqi Trepça, e pret Sigal Prishtinën në derbin e zjarrtë. Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 17:15.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trepça e pësoi humbjen e parë të edicionit aktual në mesjavë nga Bashkimi.

Bashkimi, që është ekipi i vetëm pa humbje në tri xhirot e para, e mbyll këtë fundjavë kur takohet me Borën nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi”.

Bashkimi ka tri fitore në po aq ndeshje të luajtura, kurse Trepça e Sigal Prishtina kanë nga dy fitore e një humbje.