Nuk ishte shumë shikues e as lojë interesante të shtunën mbrëma në Gjakovë.
Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit. Ndeshja e parë e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës përfundoi me rezultatin 87:65 në të mirë të ekipit mysafir.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLojë pak më interesante kishte vetëm në çerekun e parë që përfundoi 15:13 për Trepçën. Mitrovicasit dominuan plotësisht në çerekun e dytë dhe kështu sfida thuajse përfundoi pas vetëm 20 minutave lojë.
Çereku i dytë përfundoi 30:10 për Trepçën. Pjesa e dytë e ndeshjet ishte thuajse formalitet.
Desmond Cambridge udhëhoqi Trepçën me 19 pikë e gjashtë kërcime. Mikaile Tmushiq i kishte 14 pikë, katër kërcime e katër asistime. Dardan Kapiti kontribuoi me 10 pikë e tetë kërcime.
Te Vëllaznimi lojë pak më të mirë shfaqi Levan Alston me 17 pikë. Arbër Sinani i kishte 12 pikë.
Trepça shënoi fitoren e dytë. Të mërkurën fitoi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 77:67. Ndeshjen e xhiros së parë me Bashkimin nuk e ka zhvilluar ende.
Vëllaznimi në xhiron e parë e mposhti Pejën, ndërsa në të dytën pësoi thellë, 72:51 nga Bashkimi.