Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Trepça me fitore bindëse ndaj Yllit

KB trepca

Nuk ka pasur fare rivalitet në ndeshjen mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Të hënën mbrëma në Prizren, Trepça fitoi bindshëm ndaj skuadrës suharekase për të bërë vend në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Kampionia në fuqi, Trepça, fitoi me rezultat 83:61.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dallimi u bë që në pjesën e parë. Çerekun fillestar mitrovicasit e fituan 27:16. Në çerekun e dytë dallimi ishte gjashtë pikë, në të mirë të Trepçës. Kështu pjesa e dytë ishte thuajse formalitet.

Mikaile Tmushiq udhëhoqi Trepçën me 16 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime. Malik Johnson i kishte 10 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

Tek Ylli pak më i mirë ishte Christian Rohlehr me 11 pikë e pesë kërcime.

Në finalle Trepça takohet me Sigal Prishtinën.