Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e kualifikimeve të FIBA Europe Cup.
Klubi prizrenas do të përballet me skuadrën e madhe polake, Anwil Wloclawek. Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në fazën grupore.
Ndeshja e parë është më 24 shtator në Prizren, ndërsa e kthimit më 1 tetor në Wloclawek të Polonisë.
Anwili është prej skuadrave më të mëdha polake, me përvojë të gjatë në garat evropiane.