Ziggy Reid është përforcimi i radhës te skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës. Kështu ka njoftuar të premten mbrëma klubi nga Gjakova në rrjetet sociale.
Amerikani është i gjatë 198 centimetra. Luan në pozitën e qendrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReid edicionin e kaluar luajti në Superligën e Austrisë te skuadra e Oberwart Gunners.
Në sezonin e fundit ai pati mesatare prej 17.1 pikëve e 5.1 kërcime.
Në të kaluarën ka luajtur edhe në disa skuadra si Merrimack College Warriors e Youngstown State Penguins.
“Ziggy Reid përforcimi ynë i radhës. Reid njihet për lëvizshmërinë dhe shpejtësinë me top, agresivitetin në mbrojtje, por edhe sulmin efikas që bën. Neve s'na mbetet gjë tjetër, veçse t'i urojmë mirëseardhje”, ka shkruar Vëllaznimi.
Vëllaznimi i Gjakovës të mërkurën njoftoi edhe për transferimin e basketbollistit, Rron Dahsyla.