Basketboll

Prishtina – Trepça, derbi i fundjavës në basketboll

Trepça

Dy prej skuadrave më të mëdha në basketbollin kosovar, Sigal Prishtina e Trepça, përballen të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Ndeshja i takon xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll. Derbi i gjen dy skuadrat në pozitë jo të mirë.

Prishtina është e treta me 10 pikë, përkatësisht me katër fitore e dy humbje. Trepça i ka tetë pikë nga pesë ndeshje. Bilanci i kampiones në fuqi është tri fitore e dy humbje.

Të dy skuadrat në mesjavë humbën ndeshje “ndërkombëtare”, ndërsa edhe përbërjet nuk i kanë të kompletuara.

Xhiroja hapet me ndeshjen Rahoveci 029 – Golden Eagle Ylli, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

Ndeshja me Go+ Pejës dhe Vëllaznimit është të shtunën prej orës 19:30.

Lideri i klasifikimit, Bashkimi, të dielën nga ora 20:15 luan në Prishtinë ndaj Borës.