Basketboll

Prishtina shënon fitoren e dytë në Superligën e basketbollit

Sigal Prishtina

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina, ka shënuar fitoren e dytë në Supergligën e Kosovës. Prishtina mposhti Borën me rezultat,94:81.

Ndeshja Sigal Prishtina – Bora i takoi xhiros së dytë të elitës së basketbollit kosovar. U zhvillua në palestrën e Pallatit, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Airan Azemi shënoi më së shumti pikë në fitoren e Prishtinës. Ai shënoi 19 pikë, ndërsa pati edhe pesë kërcime e nëntë asistime.

Adrio Bailey e mbylli ndeshjen me 14 pikë, një kërcim e një asistim, kurse me 12 pikë, Prishtinën e ndihmoi edhe Bardh Istrefi. Ai pati edhe një kërcim.

Te Bora me 22 pikë u dallua Rezart Memed. Ai pati edhe tri kërcime e një asistim, derisa nga 17 pikë realizuan Tyson Jackson dhe Grant Singleton.

Prishtina e kishte fituar në xhiron e parë Golden Eagle Yllin me rezultat 78:76.

Bora e humbi ndeshjen e parë nga Rahoveci 029 me rezultat, 95:84.