Sigal Prishtina nuk ka hasur në telashe për t’u kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike në basketboll. Të premten në Limasol të Qipros, Prishtina e mposhti ekipin nga Mali i Zi, Lovqenin, me rezultatin bindës, 89:69.
Henrik Shirko udhëhoqi Prishtinën me 11 pikë e tetë kërcime. Shaheed Davis i kishte 12 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Donte Clark kontribuoi me 10 pikë e tetë asistime. U kthye edhe Dardan Berisha, që kontribuoi me nëntë pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLiga Ballkanike po përfundon një edicion shumë të zbehtë. U paraqitën vetëm pesë skuadra, ndërsa katër prej tyre janë në Final4. Prishtina ishte më e suksesshmja në stinorin e rregullt me gjashtë fitore e dy humbje. Lovqeni ishte i katërti me bilanc katër fitore e katër humbje.
Finalja është të dielën prej orës 19:30.