Sigal Prishtina ka fituar thellë ndaj Vëllaznimit, të dielën mbrëma në Gjakovë. Prishtina e fitoi 94:73 ndeshjen e xhiros së fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në basketboll.
Prishtina e përfundoi stinorin e rregullt në vendin e tretë me 45 pikë. Vëllaznimi përfundon i gjashti me 41 pikë. Këto dy skuadrat do të përballen edhe në çerekfinale të plejofit, ndërsa Prishtina do ta ketë përparësinë e terrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashid Mahalbashiq udhëhoqi Prishtinën me 10 pikë e 12 kërcime. Jordan Davis i kishte 15 pikë e shtatë asistime.
Te Vëllaznimi, që po përballet me lëndime, më i miri ishte Jericole Hellems me 25 pikë e pesë kërcime.