Sigal Prishtina ka bërë tjetër ndryshim në përbërje. Të mërkurën klubi prishtinas i basketbollit ka njoftuar për angazhimin e lojtarit grek Tilemachos, Vissariou. 23-vjeçari është i gjatë 199 centimetra. Luan në pozitën e fundorit.
Vissariou ka luajtur për skuadra si Peristeri, Larisa, Apollon Patras, Keravnos e Aris.
Pritet të jetë përforcim i rëndësishëm i skuadrës prishtinase për vazhdim të kampionatit.