Basketbollisti amerikan, Seth Pinkney, është përforcimi më i ri i skuadrës së Vëllaznimit të Gjakovës. Ai është i gjatë 216 centimetra.
Pinkney së fundi ishte pjesë e skuadrës Frayles de Guasave në Meksikë. Ka luajtur edhe për Apollon Limassol në Qipro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky lojtar i ndërtuar për betejë nën kosh, dallohet për energjinë e hatashme në mbrojtje, kërcimet dhe aftësinë për të ndikuar në lojë, qoftë edhe pa top në dorë. Pinkney, pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme e ekipit të kuqezinjve në sezonin e ri. Andaj le t’i urojmë mirëseardhje”, ka shkruar klubi gjakovar të premten në rrjetet sociale.
Vëllaznimi ka transferuar edhe Samir Zekiqin dhe Jacob Youngun. Ka vazhduar bashkëpunimin edhe me kapitenin Atik Koshi.