Me telashe të mëdha brenda dhe jashtë parketit, Sigal Prishtina takohet me Borën në ndeshjen që e hap xhiron e 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Bora është më lart se Prishtina në tabelë. I ka 22 pikë në vendin e katërt, sa edhe Prishtina në të pestin.
Ndeshje interesante të shtunën pritet të jetë edhe ajo mes Go+ Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet nga ora 19:30 në “Karagaçi”.
Peja të enjten pësoi humbje të rëndë nga Trepça, kurse të premten u nda me trajner. Aktualisht është në vendin e tretë me 23 pikë. Ylli është i gjashti me 21 pikë.
Të dielën janë dy ndeshje të tjera interesante. Nga ora 17:00 takohen Vëllaznimi e Trepça, kurse nga ora 19:30 Bashkimi e pret Rahovecin 029.