GO+Peja ka debutuar me humbje në Ligën ENBL.
Peja të martën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë humbi me rezultat 83:72 nga Riga Zelli.
Çereku i parë i takoi Pejës 20:17, kurse Riga Zelli shënoi 30 pikë në çerekun e dytë. E mbylli 30:1. Çereku i tretë përfundoi baras, 15:15, kurse bindshëm ekipi mysafir e fitoi edhe çerekun e katërt, 21:16.
Te Peja më së shumti pikë të shënuara pati Tajh Nugace Green. Ai shënoi 20 pikë, ndërsa pati edhe shtatë kërcime e dy asistime.
Kapiteni Dardan Berisha, shënoi 13 pikë, dy kërcime e tri asistime.
Toms Skuja me 23 pikë e Frankie Fidler me 22 pikë ishin më efikasit te Riga Zelli.