Miliona euro investohen në basketboll, kryesisht në klubet e meshkujve. Shumica e parave shkojnë për basketbollistë e trajnerë të huaj dhe kjo nuk po e ndihmon shumë zhvillimin e sportit të koshit në vend.
Rezultatet e fundit të kategorive të reja e dëshmojnë këtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësueset U14 të djemve dhe vajzave po paraqiten në turneun YDF që po mbahet në Rumani.
Të mërkurën basketbollistet e reja të Kosovës u mposhtën 91:39 nga Bullgaria. Ndërkohë basketbollistët e rinj humbën 82:48 nga Bullgaria.
Të enjten rezultati i basketbollisteve të reja ishte edhe më brengosës. Kosova U14 u mposht 97:12 nga Turqia U14. Çereku i parë përfundoi 30:0 për turket e reja. 26:5 përfunduan çereku dy e tre, ndërsa rezultati i çerekut të katërt ishte 15:2 për turket e reja.
Djemtë pësuan 96:47 nga Turqia.
Sot ekipet përfaqësuese të Kosovës i kanë ndeshjet me Rumaninë.
Pos në basketboll, me kategori të reja në gara serioze rezultatetet dëshpëruese janë edhe në hendboll e volejboll.
LEXO EDHE: