Trepça – Sigal Prishtina është kryendeshja e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 18:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Trepça është lidere me 29 pikë, sa i ka edhe Bashkimi në vendin e dytë. Ndërkohë Prishtina është e katërta me 26 pikë.
Mitrovicasit kanë lëshuar shumë pikë në xhirot e fundit, ndërsa u mposhtën nga Prishtina në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës.
Ndërkohë Prishtina është në seri prej katër fitoreve.
Të enjten prej orës 18:30 është edhe ndeshja mes Vëllaznimit e Proton Cable Prizrenit.
Dy ndeshje tjera të xhiros së 18-të janë të mërkurën nga ora 18:30.
Rivalitet pritet në ndeshjen mes Pejës e Golden Eagle Yllit, derisa Bashkimi llogaritet favorit ndaj Borës.