Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Morina nuk u ftua te Kosova, reagon Bashkimi

Altin Morina

Kapiteni i Bashkimit, Altin Morina, nuk është ftuar në ekipin e zgjeruar të Kosovës për ndeshjet e nëntorit. Janë ftuar 19 basketbollistë, 18 prej tyre të Superligës së Kosovës. Por jo edhe fundori Morina, që është prej lojtarëve kryesorë te Bashkimi i Prizrenit.

Në listë ka lojtarë që luajnë më pak e janë më pak të rëndësishëm për skuadrat e tyre se që është Morina për Bashkimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi prizrenas bëri një reagim të shkurtër për mbetjen jashtë përfaqësueses së Morinës.

“Fatkeqësisht preferencat personale po e dominojnë meritokracinë”, ka shkruar Bashkimi në “facebook”.