Klubi prizrenas Bashkimi ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri të basketbollit.
Të mërkurën Bashkimi prezantoi qendrën amerikane, De’Quon Lake. Ai është i gjatë 208 centimetra dhe ka përvojë në basketbollin evropian.
Pas karrierës në NCAA, luajti në Hungari, në Bjellorusi, Porto Riko, Poloni dhe sërish në Hungari. Në edicionin e fundit ishte tek Atomeromu. Në edicionin e fundit në Hungari luajti me mesatare prej 9,2 pikëve e 7,1 kërcimeve.
Kyan Anderson dhe Jeremiah Bailey janë amerikanët tjerë tashmë të angazhuar nga Bashkimi.