Basketbollistet e Kosovës e kanë fituar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian për Vendet e Vogla.
Të enjten në Prishtinë, Kosova e mposhti Gjeorgjinë me rezultatin e thellë, 92:58.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitorja megjithatë nuk i mjafton Kosovës për kualifikim në gjysmëfinale. Kosova humbi fillimisht nga Malta e më pas edhe nga Qiproja. Garën në Grupin A e përfundoi në pozitën e tretë me bilanc prej një fitore e dy humbje.
Grupin e fitoi Malta me tri fitore. Dy fitore e një humbje i kishte Qipro, ndërsa Gjeorgjia i humbi të gjitha tri ndeshjet.
Në ndeshjen Kosovë – Gjeorgji dallimi në cilësi ishte i madh. Basketbollistet kosovare kanë dominuar plotësisht. Arbnor Përquku e mbylli ndeshjen me 27 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime. Aulona Muhadri i kishte 12 pikë, 14 kërcime e shtatë asistime. Enisa Kamerolli i realizoi 24 pikë.
Prej grupit B në gjysmëfinale kanë kaluar Norvegjia dhe Shqipëria.
Kosova tani luan për plasman prej pozitës së pestë deri në pozitën e tetë. Synimi për të luajtur në gjysmëfinale nuk është realizuar.