Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është renditur e pesta në Kampionatin Evropian për Vendet e Vogla. Synim i Kosovës ishte paraqitja në gjysmëfinale, por dy humbjet në fazën grupore ia pamundësuan këtë.
Kështu basketbollistet e Kosovës luajtën për plasman prej pozitës së pestë deri në pozitën e tetë. Në ndeshjen për vend të pestë, Kosova e mposhti Armeninë me rezultati 53:39. Ndeshja u zhvillua të dielën pasdite në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAulona Muhadri shkëlqeu te Kosova me 10 pikë e plot 21 kërcime. Më efikasja ishte Enisa Kamerolli me 19 pikë.