Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

“Karagaçi” nuk është gati për ndeshje evropiane të Pejës, është gati për Superkupë

KB PEja

Të dy ndeshjet me skuadrën Maroussi, skuadra e basketbollit Peja i luan në Greqi. Ndeshjet i takojnë kualifikimeve të FIBA Europe Cup, ndërsa sipas njoftimit të FBK-së dy ndeshjet zhvillohen në Greqi “për shkak të problemeve në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë”.

Edhe te Peja kanë thënë se janë detyruar t’i luajnë në Greqi dy ndeshjet për shkak të problemeve në palestër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por palestra në Pejë është e denjë për ndeshje të Superkupës së Kosovës në basketboll në konkurrencë të femrave.

Të martën FBK-ja sërish shkroi për palestrën “Karagaçi”. Këtë herë njoftoi se Superkupa e Kosovës për basketbolliste do të zhvillohet në këtë arenë prej 30 shtatorit deri më 4 tetor. Ngjarja organizoahet nga klubi Peja 03 në bashkëpunim me FBK-në.